Ballina

Mirë se vini në webfaqen e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës

Fjala e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Shkollës së mesme të Lartë, në Shtime

01.09.2014 - Kam besim të plotë se ne duke investuar në edukim, po investojmë në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, po investojmë në rininë evropiane të Kosovës, po investojmë në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve tonë, por edhe në krijimin e vendeve të reja të punës.Institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërtohen shumë shpejt. Ne në ditët e ardhshme do të ftojmë për konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për të zgjedhur Qeverinë e re dhe, të jeni të bindur se menjëherë do të vazhdojmë implementimin e plotë të misionit të ri dhe, nga janari i vitit të ardhëm të gjithë mësimdhënësit e Republikës së Kosovës, të gjitha profilet, do t’i kenë rrogat e tyre më të larta prej 25 për qind – ka theksuar kryeministri Thaçi në fjalën e tij, me rastin e përurimit të objektit të ri të Shkollës së mesme të Lartë, në Shtime.më shumë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015

31.08.2014 - Nesër, kudo në shkollat e Kosovës hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor dhe ju do të ballafaqoheni me punë, disiplinë dhe përkushtim për rezultate sa më të mira. Qeveria e Republikës së Kosovës është përpjekur vazhdimisht që të përmirësojë kushtet materiale dhe financiare për t’u zhvilluar sa më normalisht procesi mësimor.më shumë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së akademikut Shaban Demiraj

31.08.2014 - Vdekja e albanologut të shquar, akademik Shaban Demirajt është humbje e madhe për familjen Demiraj, për Akademinë e...

më shumë

Në Drenas është shënuar Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

31.08.2014 - Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është shënuar “Dita...

më shumë

Fjalimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në Konferencën për Ballkanin Perëndimor

28.08.2014 - Fillimisht, dua të falënderoj Kancelaren Merkel për këtë ide brilante për të mbledhur në këtë...

më shumë